Ardian Gjini

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Partia: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)

Ditëlindja: 18 Janar 1970 (Mosha 55)

Ardian Gjini ka lindur më 18 janar 1970 në Gjakovë.

Që nga dhjetori i vitit 2017 është kryetar i komunës së Gjakovës.

Ai ka qenë deputet i kuvendit të Kosovës për dy mandate dhe kryetar i grupit parlamentar të AAK-së.

Në legjislaturat e kuvendit ka qenë anëtar i komisionit për Punë të Jashtme dhe atij për Legjislacion.

Prej qershorit të vitit 1997 deri në mars të vitit 2001 ka qenë kryetar i degës së Partisë Nacionale Demokratike Shqiptare në Gjakovë. 

Ka shërbyer po ashtu si nënkryetar i komunës së Gjakovës deri në tetor të vitit 2000. Po atë vit është zgjedhur anëtar i asamblesë komunale në Gjakovë dhe drejtor i departamentit të Teknologjisë Informative.


Gjatë bisedimeve për statusin përfundimtarë të Kosovës ka qenë anëtar i Grupit Politik Strategjik për negociata gjatë negociatave në Vjenë për planin Ahtisaari.

Ka qenë poashtu anëtar i komisionit të parë kushtetues.


Ardian Gjini është veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Nga marsi 2002 deri në shtator 2003 ka shërbyer si këshilltar politik i kryeministrit Bajram Rexhepi.

Në dhjetor 2004 është emëruar këshilltar i parë politik i kryeministrit Ramush Haradinaj.

Në mars 2005 është zgjedhur ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në qeverinë e Kosovës. Në këtë post ka shërbyer deri në dhjetor të vitit 2007.

Aktualisht është nënkryetar i parë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe kryetarë i degës së kësaj partie në Gjakovë.

Mbanë Master në Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Studime Europiane nga universiteti i Kentit në Canterbury.

Është i martuar, ka dy vajza dhe një djalë. Jeton në Gjakovë.

Dërgo informata për Ardian Gjini

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

Country Flag{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

Rating Country Flag {{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu