Ardiana Qorraj

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Ka lindur me 02.12.1987 në Carrabreg të Ulët, Komuna e Deçanit. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Ka studiuar arkitekturën në Universitetin për Biznes dhe Teknologji – UBT (2007-2011) në Prishtinë. Gjatë periudhës së studimeve është punësuar në Zyrën Projektuese “Vizion B” në Deçan (2010), ku është marrë kryesisht me konservim dhe restaurim të kullave dhe ndërtesave tjera arkitektonike. I është përkushtuar veçanërisht objekteve të trashëgimisë kulturore, ku edhe ka mbrojtur temën e diplomës. Është specializuar dhe profilizuar për konservim dhe restaurim.

 

Më 23 gusht 2009 është anëtarësuar në Partinë Demokratike të Kosovës dega në Deçan. Në shtator të po këtij viti është kandiduar për Kuvendin Komunal në Deçan dhe ka fituar mandatin e këshilltares komunale (2009-2013). Në vitin 2011 është zgjedhur anëtare e Komitetit të Urbanizmit, pranë Kuvendit Komunal në Deçan.

 

Që nga viti 2011 ka punuar në Institutin e Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve. Ka marrë pjesë në Përnjohjen e Trashëgimisë Kulturore në Brezin Veri-Lindor të Kosovës (2013, 2014, 2015 dhe 2016). Në gusht të vitit 2017 ka marr detyrën e Drejtorit të Institutit të Kosovës, për Mbrojtjen e Monumenteve, mandat që e ka ushtruar deri në korrik të vitit 2018. Nga tetori i vitit 2018 deri në maj të vitit 2019 ka kryesuar Komisionin për Shqyrtimin dhe vlerësimin e kërkesave dhe projekteve konservuese restauruese të trashëgimisë kulturore – arkitekturale. Në qershor të vitit 2019 është transferuar në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në Departamentin për Trashëgimi Kulturore, ku vazhdon punën edhe sot.

 

Ka qenë anëtare e Komisionit për Revitalizimi dhe integrimi socio-ekonomik të komunitetit lokal në rrugën “Marin Barleti” në Prizren. Ka qenë pjesëmarrëse në hartimin e planeve të menaxhimit për: Qendrën Historike të Prizrenit dhe Kalanë e Prizrenit. Është po ashtu pjesëmarrëse e hartimit të draft -Planit të Menaxhimit për Lokalitetin Arkeologjik “Ulpiana” në Prishtinë.

 

Që nga viti 2002 në mënyrë aktive është marrë me tenis, duke triumfuar për pesë vite me radhë në disa prej turneve më të rëndësishëm në vend si: “Sporek Open” Gjakovë, “Youth Month” Prizeren, “Polluzha Open” Prishtinë, Turneu Memorial “Faton Islami” Prishtinë, “Mitrovica Open” Mitrovicë , Deçani Open në Deçan, etj., në kategori të ndryshme (single, double woman, double mix). Është gjyqtarja e parë në tenis në Kosovë, e certifikuar në nivel të parë nga Federata Ndërkombëtare e Tenisit (ITF) në vitin 2011.

 

Është anëtare e Këshillit Ndërkombëtar të Monumenteve dhe Siteve (International Council on Monuments on Sites - ICOMOS) që nga viti 2017.

 

Mban pozitën e anëtares së Kryesisë dhe Këshillit drejtues në degën e PDK-së në Deçan.


Dërgo informata për Ardiana Qorraj

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

Country Flag{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

Rating Country Flag {{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu