Blerina Ademi Sahiti
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Blerina Ademi Sahiti, e lindur më 27 shtator 1987 në Prizren, ka përfunduar arsimin e mesëm në qytetin e lindjes. Ajo mbaroi gjimnazin në drejtimin e përgjithshëm në Gjimnazin "Gjon Buzuku" në Prizren, dhe më pas vazhdoi studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, ku u diplomua në vitin 2013.
Përveç formimit të saj akademik, Blerina flet gjuhën turke dhe ka njohuri të gjuhës gjermane dhe angleze në nivelin B2. Ajo ka publikuar një libër me poezi dhe shkruan ese me tematika sociale dhe shoqërore në portale të ndryshme. Po ashtu, ka punuar si gazetarë në deskun e përgatitjes së lajmeve në një radio-televizion lokal në Prizren.
Blerina është shpërngulur në Mitrovicë para 20 vitesh, ku ka vazhduar të zhvillojë jetën e saj profesionale dhe familjare. Ajo është e angazhuar gjithashtu në rritjen e fëmijëve dhe ka nisur një angazhim politik në qytetin e Mitrovicës, me qëllimin për të kontribuar në Kuvendin e Kosovës.
Ajo fokusohet në shqetësimet e rinisë dhe fenomenin e migrimit të të rinjve, të cilët shpesh herë janë të përballur me dilema dhe konfuzion në lidhje me orientimin e tyre jetësor. Për Blerinën këto zhvillime dhe ndikimet e agjendave të reja mund të kërcënojnë unitetin e familjeve dhe të ardhmen e fëmijëve.
Si aktiviste shoqërore, Blerina ka qenë e angazhuar në mbrojtjen e të drejtave të femrave dhe grupeve të cënueshme në shoqëri. Ajo është gjithashtu një nënë dhe bashkëshorte e përkushtuar dhe ka bërë përparim në formimin e saj profesional, duke e konsideruar këtë një nga prioritetet kryesore të jetës së saj.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu