Gegë Lleshi
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Gegë Lleshi u lind më 1 gusht 1968 në Vraniq, Gjakovë. Studimet universitare i përfundoi në vitin 1996 në Fakultetin e Kulturës Fizike në Universitetin e Prishtinës. Në vitin 2002 diplomoi në Akademinë e Mbrojtjes “Hamëz Jashari” në Prishtinë si Inspektor i rendit. Ndërkaq, në vitin 2005 diplomoi në kursin 6 mujor post-universitar për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci në Tiranë.
Gjatë viteve 1990-1992 ishte kryetar i unionit në Fakultetin e Kulturës Fizike. Ndërkaq, gjatë viteve 1990-1996 ishte organizator dhe pjesëmarrës i protestave studentore. Përgjatë viteve 1992-1998 ishte aktivist vullnetar dhe kontribues për pajtimin e gjaqeve dhe ngatërresave në rrethin e Gjakovës. Lleshi ishte poashtu i dënuar politik në vitin 1985. Gjatë viteve 1999-2001 ka qenë Shef i Zyrës së Administratës Zona e II-të e TMK-së në Prizren.
Ndërkaq përgjatë viteve 2002-2005 ishte Shef i Inspektorave të rendit në Zonën e III-të TMK Pejë, e nga 2005-2008 ishte Koordinator i Zyrës së Sigurisë në zyrën e Kryeministrit; 2008-2009 ishte shef i sigurimit dhe inspektorave në ART; 2009-2013 ishte shef i trajnimeve në FSK; 2013-2019 ishte menaxher i trajnimeve në Postën e Kosovës. Kurse nga 2019 punon në Drejtorinë e Marketingut në AKP. Lleshi do të punojë për forcimin e sigurisë në nivel shtetëror dhe në rritjen e funksionalitetit të institucioneve të Kosovës.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu