Ilmi Tahiri
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Ilmi Tahiri u lind më 24.06.1972, në fshatin Zhiti të Podujevës, derisa shkollimin fillor e mbaroi në vendlindje, atë tē mesëm e mbaroi në shkollen e mesme ekonomike në Podujevë. Ai ishte në gjeneratën e parë të studentëve qē filloi studimet në Fakultetin Ekonomik nē Universitetin e Prishtinēs, i cili vepronte sipas planprograve tē atëhershme të Republikës së Kosovēs, sepse objektet e universitetit ishin të uzurpuara me dhunē nga pushtuesi serb. Ilmiu pas studimit dy vite e gjysmē në Fakultetin Ekonomik i nderprenē studimet, si pasojē e përndjekjeve nga regjimi serb, sepse ishte veprimtar politik i LDK-së aso kohe. Ndonëse i ri në moshē vepronte kundër regjimit serb dhe kundër okupimit tē Kosovēs.
Ai detyrohet nga pëndjekjet e regjimit serb tē strehohet njē vit të plotē në malet e vendlindjes sê tij në Zhiti, ku gjysmë i armatosur vijonte jetën politike nē malësinë e Llapit në kushte tepër të rēnda, por ai ishte me një shpirt guximtari, që dija dhe atdhedashuria e tij ishte mishërimi i njē djaloshi të etur dhe të guximshēm të kundërshtoj hapur okupatorin serb, ku nga përndjekjet e vazhdueshme Ilmiu largohet për nē Tetovë tē Maqedonisë ku strehohet për disa vjet. Por nga dashuria dhe malli për familjen ai rikthehej nē Kosovē dhjetëra herë ilegalisht për disa ditē, për tu rikthyer përsëri në Tetovē, ku vijonte veprimtarinē në shërbim tē Lirisë së Kosovës.
Ilmi Tahiri gjithashtu ka studiuar edhe nē Fakultetin Juridik në Universitetin e Tetovës, mē pas edhe atë të Prishtinës, ku ka punuar si mësimdhēnës tetë vite tē plota në arsim, dy vite si përgjegjës shkolle dhe administrate nē shkollēn e tij në vendlindje.
Ai ēshtē poet, shkrimtar, atdhetar, si dhe autor i pesë vëllimeve poetike për atdheun, bashkëautor nē 19 antologji poetike grup autorësh. Ishte poet i ftuar që ta përfaqësoj shtetin e Kosovës nē takimet e poetēve nē Montreal nē Kanada, në vitin 2015.
Ai ka promovuar librat e tij nē disa vende - shtete të botēs, i ftuar nga shoqata të ndryshme kryesisht të mërgatës shqiptare.
Ilmiu ishte i veprimtar i ndjekur nga regjimi serb nē vitet e 90- ta, është aktivist i mbrojtjes së tē drejtave qytetare. Poashtu ishte kandidat për deputet nē zgjedhjet e kaluara parlamentare nē Kosovē dhe kandidat për në asamble komunale nē Podujevē.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu