Myhedin Sylqa
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Myhedin Sylqa ka lindur në Pejë, më 29 nëntor të vitit 1954, ku ka kryer shkollimin fillor dhe të mesëm. Ndërsa, Fakultetin Elektroteknik - drejtimi Elektronik me Telekomunikacion, e ka përfunduar në Universitetin e Prishtinës.
Ai nga viti 1980 – 1981, ka punuar si profesor në Gjimnazin e Pejës, i cili quhej “11 Maji” aso kohe. Inxhinieri Myhedin Sylqa nga viti 1982 deri në vitin 1983 ka punuar po ashtu si profesor i matematikës në Shkollën Teknike ”Shaban Spahija“ në Pejë.
Derisa në vitin 1983 është punësuar në Post Telekom - njësia Pejë, si Udhëheqës i Centralit Lokal të Telekomit, deri në shtator të vitit 1990, kur edhe është larguar nga puna, si pasojë e masave të dhunshme nga ish – pushteti i Serbisë.
Në vitin 1990 ka themeluar Ndërmarrjen Tregtare ”Teuta”, ku ka qenë i angazhuar si menaxher i shitjes. Në të njëjtin vit është kyçur në aktivitete politike të kohës.
Myhedin Sylqa është një prej themeluesve të shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve, ku ka qenë në kryesinë e saj deri në nëntor të vitit 1991, kur edhe është mbajtur kuvendi zgjedhor.
Nga viti 1991-1992 ka qenë anëtar i kryesisë së fondit të Solidaritetit për Bashkësinë Lokale ”Haxhi Zeka”. Gjersa nga viti 1992-1999, ka qenë kryetar i Këshillit Financiar për Bashkësinë Territoriale ”Haxhi Zeka” në Pejë, si dhe kryetar i shoqatës humanitare "Nënë Tereza" për këtë qytet.
Nga viti 1997-2010, ai ka qenë kryetar i nëndegës së LDK-së për Bashkësinë Territoriale “Haxhi Zeka”, si dhe anëtar i kryesisë së LDK-së, dega në Pejë.
Gjithashtu, nga viti 2000 deri në vitin 2006, ai ka ushtruar pozitën e kryetarit të SP në Telekomin e Kosovës - dega në Pejë. Sylqa nga viti 2011 deri në vitin 2013, ka qenë nënkryetar i Partisë së Drejtësisë - dega në Pejë, për të vazhduar angazhimin e tij si asambleist i PD-së në Kuvendin Komunal në Pejë, nga vitet 2013-2017.
Derisa nga viti 2015 deri në vitin 2018, ai ka ushtruar funksionin e kryetarit të PD-së, dega në Pejë.
Myhedin Sylqa është kandidat për deputet në listën e Koalicionit për Familjen.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu