Myzejene Selmani
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Myzejene Selmani ka lindur më 5 maj 1969, në Prishtinë. Mësimin fillor e kreu në shkollën Elena Gjika në Prishtinë, ndërsa shkollën e mesme në drejtimin matematiko-teknik gjithashtu në Prishtinë.
Studimet universitare i përfundoi në drejtimin e shkencave të energjetikës, ku më pas vazhdoi studimet master në të njëjtin drejtim në Universitetin e Prishtinës, si dhe një master në Ekonomi në Universitetin AAB. Myzejene Selmani është njëra nga themelueset e Aleanca Kosova e Re (AKR), e cila u themelua në vitin 2007. Në zgjedhjet e atij viti, ajo u zgjodh deputete, duke qenë pjesë e grupit të 14 deputetëve të kësaj partie.
Ajo ka pasur një rol të rëndësishëm në historinë më të re të Kosovës, duke qenë një nga 120 deputetët që nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Në vitin 2010, tre vjet pas zgjedhjes së parë, Myzejene Selmani u zgjodh sërish deputete, duke fituar besimin dhe mbështetjen e votuesve të Kosovës për një mandat të dytë.
Gjatë karrierës së saj politike, Myzejene Selmani ka mbajtur disa pozita të rëndësishme, të cilat kanë kontribuar në zhvillimin e institucioneve të Kosovës. Disa nga pozitat kryesore që ajo ka udhëhequr janë: Anëtare e Bordit të Aviacionit Civil,
Zëvendësministre e Bujqësisë, Këshilltare politike, Kryesuese e Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Tregti, Energjitikë dhe Transport, Shefe e Grupit Parlamentar të AKR-së, Anëtare e Komisionit Parlamentar për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut.
Angazhimi dhe kontributi i saj në politikën kosovare janë dëshmi e përkushtimit të saj për zhvillimin e mëtejshëm të Republikës së Kosovës.
Myzejene Selmani është kandidate për deputete në listën e Koalicionit për Familjen.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu