Sami Ademi

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Sami Ademi ka lindur më 30 mars 1963, në Prishtinë. Ai shkollimin fillor dhe të mesëm e ka përfunduar në vendlindje, për të përfunduar më pas Fakultetin Ekonomik, në Universitetin e Prishtinës, në vitin 1985. Pas diplomimit ka punuar në Bankën e Tregtisë së Kosovës, nga viti 1986 deri në vitin 1990, kur më pas për shkak të masave të dhunshme të marra nga ish - Qeveria e Serbisë, respektivisht pas pezullimit të autonomisë së Kosovës, ai u përjashtua nga puna.


Nga viti 1990 deri në mars të vitit 1999, ka punuar në Agjencinë Turistike “Kosova Reisen” në Prishtinë. Pas emigrimit në Kanada, ka vazhduar studimet në Toronto School of Business, të cilat i ka përfunduar në vitin 2001. Në Kanada ka krijuar një biznes privat “Sunny Shores Travel”, të cilin e drejton me sukses që nga viti 2004. Ai është i martuar dhe ka katër fëmijë.


Përvoja ndërkombëtare dhe angazhimi si lider i një biznesi privat për më shumë se dy dekada në Kanada, e ka formësuar në një profesionist të suksesshëm dhe të

përkushtuar.


Ai beson në vlerat e forta që përfaqëson Koalicioni për Familjen, duke vënë theksin në rëndësinë e familjes si themel të shoqërisë. Si individ i angazhuar dhe me përvojë, ka një dëshirë të fortë për të kontribuar për një Kosovë më të mirë, duke sjellë këtu përvojën e tij dhe vlerat që mbështesin zhvillimin dhe prosperitetin e familjeve kosovare.


Përkushtimi i tij ndaj kauzës së këtij koalicioni dhe besimi në këto vlera, e kanë motivuar t’i hyjë kësaj gare, për të ofruar kontributin e tij për një të ardhme më të mirë.

Dërgo informata për Sami Ademi

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

Country Flag{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

Rating Country Flag {{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu