Universiteti i Gjakovës
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” është pasues nga Shkolla e Lartë që ka bërë përgatitjen e mësimdhënësve duke filluar nga gjysma e dytë e viteve të gjashtëdhjeta (1958). Qendra e Fakultetit të Edukimit në Gjakovë fillimisht është themeluar si Akademi Pedagogjike me Vendimin e Kuvendit Komunal të Gjakovës, nr.01-5354/I, dt.29 korrik 1967, ndërsa punën e filloi më 01 tetor 1967. Nga viti 1968, hapet Dega Biologji-Kimi, kurse nga viti 1977 hapet edhe Dega e Mësimit Klasor. Pra, prej vitit 1977 e në vazhdim, kjo shkollë punoi me 5 degë mësimore. Në vitin shkollor 1967, shkolla me të tri degët mësimore të saj: Gjuhë dhe Letërsi shqipe, Matematikë dhe Histori-Gjeografi kishte të regjistruar gjithsejtë 794 studentë. Prej tyre 247 studentë të rregullt dhe 547 studentë me korrespodencë. Më 1968 hapet Dega Biologji-Kimi me këtë numër të studentëve, prej tyre 533 të rregullt dhe 536 me korrespodencë. Deri më 30.09.2004 në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Gjakovës diplomuan gjithsej 3940 studentë me mësim në gjuhën shqipe.
Në vitin 2001 Senati i Universitetit të Prishtinës miratoi planet mësimore të mbështetura në Deklaratën e Bolonjës për nivelin Bachelor. Pas themelimit të Fakultetit të Edukimit, nga viti shkollor 2002/2003 nuk regjistrohen studentë në programet e SHLP-së, fillimisht vetëm Degën e Mësimit Klasor, ndërsa më vonë edhe në programet tjera.
Me vendimin nr.33/01 të datës 07.05.2003 Ministria e Arsimit, e Shkencës dhe e Teknologjisë vendosi që Fakulteti i Edukimit, me qendrat rajonale në: Prishtinë, Gjakovë, Prizren dhe Gjilan, i themeluar me Vendimin Administrativ të datës 9 shtator 2002 nga viti akademik 2003/2004 filloi të zhvillojë programet mësimore për përgatitjen e mësimdhënësve për ciklin e mesëm të ulët – mësimdhënës lëndorë.
Në shtator të vitit 2004 senati i UP-së, me propozimet e Bordit të Përbashkët Drejtues, aprovoi planet mësimore edhe për degën në Gjakovë. Fakulteti i Mjekësisë nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Infermieri dhe Mami ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore nga Universiteti i Prishtinës me drejtimet Kimi Arsimore ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2011/2012. Fakulteti i Filologjisë nga Universiteti i Prishtinës me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi Angleze ka filluar punën me degën në Gjakovë në vitin akademik 2010/2011.
Qeveria e Kosovës ka themeluar Universitetin Publik të Gjakovës me vendim Nr.02/118 të datës 06.03.2013, ndërsa Kuvendi i Kosovës e ka ratifikuar këtë vendim me datën 30.05.2013. Universiteti i Gjakovës “Fehmi Agani” ka filluar punën me 1 tetor 2013 me Fakultetin e Edukimit me programet Parashkollor dhe Fillor, Fakultetin e Mjekësisë me programet Infermieri dhe Mami dhe Fakultetin e Filologjisë me programet Gjuhë Shqipe dhe Gjuhë dhe Letërsi angleze të gjitha këto programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës në prill të vitit 2013.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu