Universiteti i Mitrovicës

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Themelet e studimeve të arsimit të lartë në Mitrovicë u vunë me hapjen e Shkollës së Lartë Teknike në vitin 1961. Në vitin 1970 në kuadër të Fakultetit Teknik hapen degët e Xehetarisë, Teknologjisë dhe Metalurgjisë, fillimisht në Mitrovicë, viti shkollor 1970/71, për të vazhduar pastaj në Prishtinë deri në themelimin e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë në vitin 1974. Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë është themeluar me Ligjin mbi themelimin e Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë nga Kuvendi i Kosovës me datën 22 korrik 1974. Në vitin e themelimit studimet u organizuan në këto degë: Xehetari, Teknologji dhe Metalurgji, kurse në vitin shkollor 1980/81 hapet edhe dega e Gjeologjisë. Themelimi i Fakultetit të Xehetarisë dhe Metalurgjisë kishte një rendësi të madhe për tërë Kosovën. Ishte Kombinati Xehetaro-Metalurgjik “Trepça” që kishte nevojë të madhe për kuadro inxhinierie që dilnin nga Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë. Kuadrot e dala nga Fakulteti i Xehetarisë dhe Metalurgjisë dhe Shkolla e Lartë Teknike kanë zënë vend të merituar edhe në Kombinatin Elektroenergjetik të Kosovës, dhe tërë industrinë dhe ekonominë e Kosovës. Studentët që studionin në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë dhe Shkollën e Lartë Teknike ishin nga të gjitha trevat e Kosovës, marr parasysh se këto degë studioheshin vetëm në Mitrovicë. Një numër i madh i studentëve vinin edhe nga viset tjera shqiptare, nga Maqedonia, Presheva, Bujanoci dhe Medvegja si dhe nga Mali i Zi. Shumë student – shtetas të huaj u regjistruan dhe diplomuan në këtë fakultet, posaçërisht nga Lindja e Mesme. Mbi bazën e këtyre fakulteteve dhe duke u bazuar në traditën mbi 60 vjeçare të arsimit të lartë në Mitrovicë, Qeveria e Republikës së Kosovës me datën 06.03.2013 ka themeluar Universitetin Publik të Mitrovicës, kurse Kuvendi i Kosovës me datën 31 maj 2013 ka ratifikuar vendimin.

Dërgo informata për Universiteti i Mitrovicës

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

Country Flag{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

Rating Country Flag {{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu