Xheneta Sali Venhari
{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}
Xheneta Sali Venhari ka lindur në Prizren, ku përfundoi shkollën e mesme në Medresenë Alaudin. Pas kësaj, vijoi studimet në Universitetin Publik të Prizrenit, në drejtimin Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, ku arriti të diplomoi me sukses. Pasi përfundoi studimet, ajo u punësua në Drejtorinë Komunale të Arsimit në Vushtrri, ku ka kontribuar për më shumë se 9 vjet, duke dhënë mësim në lëndën e gjuhës gjermane.
Xheneta është e martuar dhe ka një vajzë. Si nënë dhe grua, ajo e kupton më së miri rëndësinë e mbështetjes dhe zhvillimit të familjes në shoqërinë tonë. Përvoja e saj e pasur në arsim dhe lidhja e ngushtë me nxënësit dhe prindërit ka bërë që Xheneta të jetë gjithmonë e vëmendshme ndaj nevojave të familjeve kosovare. Ajo ka mësuar se çdo familje ka sfida të ndryshme dhe kërkon mbështetje dhe mundësi për t'u zhvilluar.
Vizioni i Xhenetës është që të sigurojë kushte më të mira për çdo familje kosovare, të promovojë arsim cilësor dhe të investohet në zhvillimin e brezave të rinj, duke u siguruar që ata të kenë mundësi për një të ardhme më të mirë. Ajo beson se mbështetja e familjeve dhe përfshirja e tyre në zhvillimin e shoqërisë është çelësi për një Kosovë më të fortë dhe më të qëndrueshme.
Më 9 shkurt, Xheneta Sali Venhari garon për deputete në listën e Koalicionit për Familjen. Ajo ka besimin dhe angazhimin për të punuar për një të ardhme më të mirë, për çdo familje dhe çdo fëmijë të Kosovës.
Shpërndarja e vlerësimeve
Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë
Mosha | Të gjithë | Femra | Meshkuj | Pa caktuar |
---|---|---|---|---|
{{ ageRatings.ageRange }} | {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) | {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }}) |
Statistikat në bazë të qyteteve
{{ cityRating.rating.toFixed(1) }} | {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Statistikat në bazë të shteteve
{{ countryRating.rating.toFixed(1) }} | {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }} |
Vizitoni poashtu