Mytaher Haskuka

{{ model.rating.toFixed(1) }} {{ model.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vlerësimi juaj:

Partia: Mytaher Haskuka

Ditëlindja: 12 Tetor 1973 (Mosha 51)

Mytaher Haskuka ka lindur më 12 Tetor 1973 në Prizren.

Gradën doktor i shkencave të psikologjisë sociale e ka fituar në Universitetin “Ludwig Maximilian” në Mynih të Gjermanisë, drejtimi kryesor në Shkenca Psikologjike dhe drejtimi dytësor në Shkenca Politike. Studimet post-diplomike master i ka kryer gjatë viteve 1998 – 2001 në Universitetin Bogazici në Stamboll, në drejtimin Psikologji Sociale, Metodat e Hulumtimit në shkenca sociale dhe Statistikë e Avancuar. Studimet universitare po ashtu i ka përfunduar në Universitetin Bogazici në Stamboll, në departamentin e shkencave shoqërore si bachelor i psikologjisë.

Prej vitit 2003 ligjeron si profesor asistent në Departamentin e Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës për: Metodat e Hulumtimit Deskriptiv, Metodat Hulumtuese Eksperimentale, Statistikë, Metodat Hulumtuese të Avancuara dhe po ashtu deri në vitin 2014 ka qenë udhëheqës i ekipit për Hulumtime, Politika, Çështje Gjinore dhe Komunikim në UNDP-Kosovë.

Ai ka punuar në shumë hulumtime zhvillimore dhe analiza të ligjeve dhe politikave. Ndër raportet më të rëndësishme në të cilat ka punuar janë Raportet e Zhvillimit Njerëzor.

Mytaher Haskuka është zgjedhur dy herë deputet në Kuvendin e Kosovës. Gjatë mandatit të parë ai ka qenë edhe anëtar i Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

Përveç gjuhës amtare shqipe, Mytaheri flet atë angleze, turke, serbo-kroate- boshnjake dhe maqedone.

Ai është i martuar dhe i ka dy fëmijë.

Dërgo informata për Mytaher Haskuka

Shpërndarja e vlerësimeve

Vlerësimet në bazë të moshës dhe gjinisë

Mosha Të gjithë Femra Meshkuj Pa caktuar
{{ ageRatings.ageRange }} {{ ageRatings.totalRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.totalRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.femaleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.femaleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.maleRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.maleRatings.count.toLocaleString() }}) {{ ageRatings.undefinedRatings.average.toFixed(1) }} ({{ ageRatings.undefinedRatings.count.toLocaleString() }})

Statistikat në bazë të qyteteve

Country Flag{{ cityRating.name }} {{ cityRating.rating.toFixed(1) }} {{ cityRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Statistikat në bazë të shteteve

Rating Country Flag {{ countryRating.name }} {{ countryRating.rating.toFixed(1) }} {{ countryRating.ratingsCount.toLocaleString() }}

Vizitoni poashtu